Kosovë

Kuvendi i Kosovës nuk po arrin assesi të gjej zgjidhje për kryetarin e Kuvendit, ku sot edhe për të 50-në herë dështoi konstituimi.
Propozimi i kryesuesit të Kuvendit, Avni Dehari për formimin e një Komisioni zgjedhor parlamentar që do të mundësonte votim të fshehtë për pozitën e kryeparlamentarit nuk po gjen përkrahje nga partitë tjera, rrjedhimisht nuk po ka kuorum.
Seanca e Kuvendit po vazhdon me të njëjtën rend të ditës, gjersa procesi i punës në seancë po zgjat vetëm disa minuta.
Derisa dështoi edhe seanca e 50-të për konstituimin e Kuvendit, po rrjedh edhe afati i Gjykatës Kushtetuese, ku me vendimin KO124/25, kërkohet konstituimi i Kuvendit deri më 26 korrik 2025.
Ndryshe, seanca tjetër e kuvendit të Kosovës është pas 48 ore, të mërkurën në ora 11:00. /Ekolajmi/
BASHKOHUNI NË DISKUTIM