Drejtësi

Foto: Arkiv
Gjykata Themelore në Prishtinë, duke vlerësuar kushtet e punës në Pallatin e Drejtësisë si pasojë e temperaturave të larta, bazuar në Vendimin e KGJK-së Nr. 01/802, të datës 27 Qershor 2025, në takimin e ftuar nga kryetarja e gjykatës Albina Shabani Rama me Udhëheqësit e Departamenteve të Gjykatës Themelore në Prishtinë, Administratorin e gjykatës dhe Udhëheqësit e Divizioneve dhe Sektorëve të administratës, ka vendosur ndërmarrjen e masave të përkohshme.
Në njoftim bëhet e ditur se Gjykata Themelore në Prishtinë, do të reduktoj orarin e punës nga ora 08:00-14:00, ndërkaq shërbimet administrative do të mbeten funksionale edhe pas orës 14.00, vetëm me staf të kufizuar, sipas rotacionit të përcaktuar nga udhëheqësit përkatës.
“Seancat gjyqësore të cilat janë të caktuara pas orës 14.00, do të zhvillohen sipas orarit të paraparë, përveç rasteve kur gjyqtari i rastit apo trupi gjykues vlerëson se kushtet e punës nuk e lejojnë mbajtjen e tyre.
Stafi i Gjykatës Themelorë në Prishtinë, të cilët janë të diagnostifikuar me sëmundje kronike lirohen nga puna nga ora 12.00”, thuhet në njoftim.
Tutje, bëhet e ditur se këto masa janë të përkohshme dhe do të vlerësohen në mënyrë të vazhdueshme, duke mundësuar zgjatjen apo ndryshimin e tyre, varësisht nga zhvillimet klimatike dhe vlerësimet e menaxhmentit të gjykatës.
Masat e aplikuara do të zgjasin deri më datë 25.07.2025, me mundësi rishikimi.
“Këto masa të përkohshme janë ndërmarr si pasojë e kushteve të rënduara të punës në objektin e Pallatit të Drejtësisë, temperaturave të larta dhe mungesës së klimatizimit, me qëllim të mbrojtës së shëndetit të stafit dhe palëve pjesëmarrëse në procedurë”, thuhet ndër të tjera në njoftim. /Ekolajmi/
BASHKOHUNI NË DISKUTIM