Kosovë

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë së Kosovës nga sot ka vendosë masën e ndalës se përkohshme të importit të kafshëve të llojit të gjedhit dhe nënprodukteve (lëkurave) nga Zona e Lombardisë në pjesën veriore të Italisë.
Në njoftim thuhet se pas konfirmimit të shpërthimit të sëmundjes gungore të lëkurës, në bazë të ligjit të Veterinarisë, duke ju referuar raportit të ADIS dhe WOAH, AUV nxjerrë masën e ndalese se përkohshme për të penguar përhapjen e sëmundjes në vendin tonë.
“Obligohen autoritetet për kontroll kufitar qe të ndërmarrin të gjitha masat për zbatim të urdhrit të ndalesës me qellim të ruajtjes se shëndetit ë kafshëve në Kosovë.
Sëmundja Gungore e Lëkurës është sëmundje virale e gjedhit me karakteristik tipike të nodulave ose gungave në lëkurë. Transmetues i kësaj sëmundje janë insektet pickuese që më aktive janë në periudhën e pranverës së vonshme, verës dhe vjeshtës së hershme”, thuhet në njoftim.
Sëmundja nuk prek llojet e tjera të kafshëve shtëpiake përveç gjedhit (lopë, buallica).
Kjo sëmundje nuk e prek njeriun dhe si e tillë nuk paraqet rrezik për shëndetin human.
AUV ka të përgatitura kapacitete humane për reagim, pasi që kjo sëmundje ka qenë prezentë në Kosovë për herë të parë në vitin 2016.
“Nga ajo kohë në mënyrë aktive kemi mbajtur kapacitete të azhurnuara me të gjitha risit mbi format me efektive të luftimit të sëmundjes. Aktualisht nuk ka ndonjë rrezik, por që do jemi aktivisht në përcjellje të situatës mbi përhapjen e sëmundjes”, thuhet në njoftim. /Ekolajmi/
BASHKOHUNI NË DISKUTIM