Kosovë

Foto: Ilustrim
Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të lëndimit të rëndë trupor.
Rasti ka ndodhur në Obiliq, të dielën në ora 19:45.
“Raportohet se pas një mosmarrëveshje katër të dyshuar, të mitur meshkuj kosovarë janë rrahur mes veti, ku njëri nga viktimat ka pësuar lëndime të rënda trupore nga therja me thikë”, thuhet në raport.
Të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësorë.
Me vendim të prokurorit pas intervistimit një i dyshuar dërgohet në mbajtje, ndërsa dy lirohen në procedurë të rregullt. /ekolajmi/
BASHKOHUNI NË DISKUTIM