Kosovë

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka bërë të ditur se nëntogerja Vesa Ibrahimi, oficere e Forcës së Sigurisë së Kosovës, ka hyrë në histori si gruaja e parë nga jashtë Amerikës që ka diplomuar ndonjëherë në Ranger School, një nga trajnimet më sfiduese dhe prestigjioze të Ushtrisë Amerikane.
Osmani në një postim në Facebook shkruan se kjo është një arritje e jashtëzakonshme është fitore për Forcën e Sigurisë së Kosovës, për shtetin tonë.
Lexoni të plotë postimin:
Një kapitull i ri i shkruar me guxim dhe përkushtim!
Nëntogere Vesa Ibrahimi, oficere e Forcës së Sigurisë së Kosovës, ka hyrë në histori si gruaja e parë nga jashtë Amerikës që ka diplomuar ndonjëherë në Ranger School, një nga trajnimet më sfiduese dhe prestigjioze të Ushtrisë Amerikane.
Kjo arritje e jashtëzakonshme është fitore për Forcën e Sigurisë së Kosovës, për shtetin tonë, si dhe për çdo vajzë që ëndërron t’i prijë rrugës së shërbimit ndaj atdheut.
Urime, Nëntogere Ibrahimi! Kosova është krenare me ty dhe me të gjitha vajzat dhe djemtë tanë në uniformë!. /Ekolajmi/
BASHKOHUNI NË DISKUTIM