Kosovë

Policia e Kosovës ka dhënë detaje të aksidentit me fatalitet në rrugën Prishtinë-Gjilan.
Në raportin 24-orësh bëhet e ditur se aksidenti ka ndodhur të martën, rreth orës 12:05, ku si pasojë një burrë ka mbetur pa shenja jete në vendin e ngjarjes, ndërsa dy të tjerë kanë pësuar lëndime trupore.
“Dy vetura dhe një automjet transportues (kamion) janë përfshirë në aksident trafiku në mes vete. Si pasojë një mashkull kosovar ka mbetur pa shenja jete në vendin e ngjarjes, ndërsa dy persona tjerë meshkuj kosovarë kanë pësuar lëndime trupore”, thuhet në raportin policor.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. /ekolajmi/
BASHKOHUNI NË DISKUTIM