Kosovë

Për të 37-herë dështoi konstituimi i Kuvendit të Kosovës, ndërsa bllokada politike vazhdon.
Partitë politike në Kosovë nuk po gjejnë kompromis për emrin e kryetarit të Kuvendit.
Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të ketë të vetmin emër për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu.
Ndërkaq, partitë tjera, Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kanë thënë se nuk do ta votojnë Haxhiun për kryetare të Kuvendit pasi sipas tyre nuk është emër unifikues.
Ndryshe, që disa muaj vendi është në bllokadë politike dhe nuk po arrin të konstituojë Kuvendin.
Pas betimit të deputetëve, procesi ka mbetur në zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit. /Ekolajmi/
BASHKOHUNI NË DISKUTIM