Biznes

Oda Ekonomike e Kosovës ka njoftuar për aktgjykimin e dytë të Gjykatës Komerciale për anulimin e njoftimit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë Elektrike për daljen në tregun e lirë energjetik.
OEK thekson tutje në njoftimin e bërë në Facebook se zhvillim tregon qartë se bizneset kanë pasur të drejtë kur kanë ngritur zërin ndaj padrejtësive të ZRrE-së
Lexoni të plotë postimin e OEK-ut:
Oda Ekonomike e Kosovës njofton për një aktgjykim të dytë brenda dy ditësh, i cili anulon njoftimin e ZRrE-së për daljen në tregun e lirë të energjisë.
Ky zhvillim tregon qartë se bizneset kanë pasur të drejtë kur kanë ngritur zërin ndaj padrejtësive të ZRrE-së.
Oda Ekonomike e Kosovës inkurajon të gjitha bizneset që ndihen të cenuara nga ky vendim që të ndjekin rrugën ligjore për të mbrojtur interesat e tyre. Çdokush që ka nevojë për asistencë, brenda Odës është themeluar një ekip juristësh që do të ndihmojë në draftimin e akteve kundër njoftimit të ZRrE-së.
U bëjmë thirrje ZRrE-së që ta pezullojë njoftimin për daljen në tregun e lirë, përpara se të krijohen pasoja edhe më të mëdha për biznesin, ekonominë dhe qytetarët e Republikës së Kosovës. /Telegrafi/
BASHKOHUNI NË DISKUTIM