Kosovë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti në takim ambasadorin e Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde.
Në njoftimin për media të Presidencës thuhet se në fokus të takimit ishin zhvillimet e fundit politike në vend, me theks të veçantë te procesi i konstituimit të institucioneve të reja.
“Me këtë rast, u diskutua edhe për implikimet e moskonstituimit të institucioneve në procese të tjera të rëndësishme për vendin.
Gjatë diskutimit, u trajtuan gjithashtu mundësitë për thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë, në dritën e një qeverie të re në Gjermani, si dhe për angazhimin e përbashkët në fusha të ndryshme me interes të ndërsjellë”, thuhet në njoftim.
Presidentja Osmani falënderoi Gjermaninë për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës dhe rikonfirmoi gatishmërinë për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në dobi të të dyja vendeve. /Ekolajmi/
BASHKOHUNI NË DISKUTIM