Kosovë

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka akuzuar opozitën se po ia zgjat mandatin qeverisë aktuale përmes bllokimit të konstituimit të Kuvendit, i cili ka dështuar të formohet për herë të 36-të që nga zgjedhjet e 9 shkurtit.
Pas ceremonisë së vendosjes së gurthemelit për rinovimin e depove të Ministrisë së Shëndetësisë, Kurti në një deklaratë për media thënë se kjo situatë është e paprecedent dhe mund të lë përshtypjen se ekziston një marrëveshje mes qeverisë dhe opozitës për ta mbajtur pushtetin.
“Jam në çerekun e dytë të vitit të pestë të mandatit. Çdo opozitë demokratike përpiqet të shkurtojë mandatin e qeverisë, përveç asaj kosovare që po e zgjat atë”, tha Kurti, transmeton Telegrafi.
Ai e quajti të pakuptueshme refuzimin e opozitës për të votuar komisionin që do të mundësonte zgjedhjen me votim të fshehtë të kryeparlamentarit.
Kurti theksoi se, sipas Ligjit për Qeverinë, ekzekutivi në detyrë ka më pak kompetenca, por po përballet me të njëjtin volum pune.
“Sa më shpejt që konstituohet Kuvendi, aq më shpejt do të kemi një qeveri të re”, përfundoi Kurti.
BASHKOHUNI NË DISKUTIM