Kosovë

Sot është përpjekja e 36-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, proces ky që ka mbetur në zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.
Lëvizja Vetëvendosje insiston në emrin e Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit, ndërsa PDK, LDK dhe AAK nuk lëkunden nga qëndrimi se emri i Haxhiut për kryeparlamentare është i papranueshëm pasi sipas tyre nuk është unifikues.
Kryesuesi i seancës, deputeti më i vjetër i Kuvendit, Avni Dehari ka vënë në votim edhe çështjen e formimit të një Komisioni zgjedhor që do të mundësonte votim të fshehtë në Kuvend për kryetar, por edhe kjo nuk po bëhet në mungesë të kuorumit.
Çështjen e Komisionit zgjedhor, AAK e ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese. /Ekolajmi/
BASHKOHUNI NË DISKUTIM