Kosovë

Për të 36-në herë dështoi konstituimi i Kuvendit të Kosovës.
Partitë politike nuk po gjejnë gjuhë të përbashkët për kreun e legjislativit të vendit. Derisa Lëvizja Vetëvendosje nuk po heq dorë nga emri i Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit, partitë tjera, PDK, LDK e AAK thonë se emri i Haxhiut është i papranueshëm meqenëse nuk është unifikues.
Kuvendi në mungesë kuorumi nuk po arrin të formojë as Komisionin zgjedhor që do të mundësonte votim të fshehtë për kreun e Kuvendit.
Kësaj radhe të pranishëm në seancë ishin 99 deputetë, pro formimit të komisionit votuan 53 deputetë, kundër ishte një votë.
Ky proces i votimit për Komision zgjedhor është dërguar në Gjykatën Kushtetuese nga AAK-ja.
Seanca e radhës është caktuar për të mërkurën në ora 11:00, që i bie proceduralisht çdo 48 orë. /ekolajmi/
BASHKOHUNI NË DISKUTIM