Ekonomi

Zyrtarë të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Kosovë (DhTIK) janë takuar me zyrtar të Agjencisë së Regjistrimit Civil, Policisë së Kosovës dhe të Agjencisë së Shoqërisë së Informacionit, ndërkaq kanë biseduar rreth problemeve me të cilat po përballen bizneset dhe sidomos bizneset e veturave me qira, lizingut, taksive, transportuesve, etj, të cilave u tha se po u pamundësohet regjistrimi i automjeteve, shkaku i gjobave të papaguara.
Anëtarja e Bordit, Aida Selimi – Shabani, ka shprehur shqetësimin e DhTIK-së dhe bizneseve të saj, në lidhje me këtë veprim, duke vënë theksin në dëmin që po u shkaktohet bizneseve nga aplikimi i një dispozite (Neni 89, paragrafi 4 i Ligjit Nr. 08/L-186 për Rregullat e Trafikut Rrugor), e cila kushtëzonte regjistrimin me pagesën e gjobave duke i bllokuar flotat e automjeteve të tyre, si dhe duke i obliguar që të paguajnë të gjitha gjobat përnjëherë duke i vendosur në situatë të vështirë financiare e pa mundësi ankese.
Në njoftimin e DHTIK thuhet se Selimi – Shabani, ka shtuar se ky kushtëzim shkel të drejtat themelore të personave fizik/juridik siç është e drejta e pronës, dhe si mase është joproporcionale, duke inkurajuar gjithashtu në mënyrë të tërthortë rritjen e numrit të automjeteve të paregjistruara që qarkullojnë në trafik.
“Në këtë takim nga Agjencia e Regjistrimit Civil, jemi njoftuar se është marrë vendimi për pezullimin e përkohshëm të këtij vendimi deri në zgjidhjen e kësaj çështje.
Dhoma thotë se do të vazhdojë ta përcjell për së afërmi këtë proces”, thuhet në njoftim. /Ekolajmi
BASHKOHUNI NË DISKUTIM