Aktuale

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë, mirëpret qëndrimin e Bashkimit Evropian sa i përket procesit të Liberalizmit të Energjisë Elektrike në Kosovë.
“Qëndrimi i BE-së vërteton deklarimet tona se procesi i liberalizimit është me shumë të meta”, thuhet në një komunikatë të Dhomës së Tregtisë.
Përpos që vlerëson se marrëveshja mes KEK-ut dhe KESCO-s është në kundërshtim me legjislaturën e BE-së, Komunitetit të energjisë, sikurse është edhe në mospërputhje me parimet e konkurrencës së lirë dhe ndihmave shtetërore, ndryshe nga Qeveria e Kosovës që nuk ka pasur vullnetin për të tejkaluar këtë situatë, BE-ja ka shprehur gatishmërinë për të mbështetur këtë proces të rëndësishëm me 28.2 milionë euro.
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë, rithekson se mënyra e liberalizimit të energjisë elektrike në Kosovë është përcjellë me një mori shkeljes për çka dhe kemi paditur ZRRE-në pranë Gjykatës Themelore të Prishtinës.
Gjithashtu, nga ky vendim janë po dëmtohen bizneset duke iu rrezikuar tashmë qëndrueshmërinë e tyre dhe humbjen e numri të madh të vendeve të punës.
Andaj, DhTIK i bënë thirrje sërish qeverisë që të reflektojë karshi situatës së krijuar.
BASHKOHUNI NË DISKUTIM