Botë

Foto: AFP
Ushtria iraniane e ka mohuar se ka lëshuar raketa ndaj Izraelit disa orë pas hyrjes në fuqi të armëpushimit, raportoi televizioni shtetëror iranian.
Televizioni e citoi Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Iranit – që përfshin ushtrinë e rregullt dhe Gardën Revolucionare – që mohuan sulmin, transmeton REL.
Ushtria izraelite tha më herët se kishte vërejtur lëshimin e raketave nga Irani, ndaj të cilave ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, deklaroi se Izraeli do të përgjigjej “me forcë”.
BASHKOHUNI NË DISKUTIM