Kosovë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka vdekur një person, i cili ditë më parë ishte lënduar në vendin e punës.
Ngjarja ka ndodhur më 18 qershor 2025.
“Lëndim i rëndë trupor, me pasojë vdekjen në vendin e punës… Suharekë / 18.06.2025 – 12:15. Më datën e lartcekur viktima mashkull kosovar dyshohet se ishte rrëzuar në vendin e tij të punës, me ç’rast është dërguar për tretman mjekësorë, ndërsa më datën 23.06.2025 është raportuar se i njëjti ka ndërruar jetë në QKUK”, thuhet në raport.
Me urdhër te prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML. /Ekolajmi/
BASHKOHUNI NË DISKUTIM