Kosovë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar sot lidhur me afatin për partitë politike për certifikim për pjesëmarrje në zgjedhjet lokale përmes koalicionit.
Në njoftimin e KQZ thuhet se sot në ora 23:50 përfundon afati për partitë politike të regjistruara për ta njoftuar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) nëse do të kërkojnë certifikim për pjesëmarrje në zgjedhje përmes koalicionit ose nëse nuk do të garojnë në Zgjedhjet Lokale 2025.
“Sot, më 23 qershor 2025, në orën 23:59, përfundon afati për partitë politike të regjistruara në Republikën e Kosovës për ta njoftuar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) nëse do të kërkojnë certifikim për pjesëmarrje në zgjedhje përmes koalicionit ose nëse nuk do të garojnë në Zgjedhjet Lokale 2025”, thuhet në njoftim. /Ekolajmi/
BASHKOHUNI NË DISKUTIM