Lajmet

Një person ka hyrë me skaf në zonën e sigurisë për pushuesit në zonën e Velipojës, duke rrezikuar kështu pushuesit.
Policia e Shtetit bën të ditur se në lidhje me një video të publikuar në rrjetet sociale, ku shfaqet një mjet lundrues tip skaf, duke lundruar brenda perimetrit të sigurisë për pushuesit, në zonën e Velipojës, Shërbimet e Policisë Kufitare kanë identifikuar drejtuesin e mjetit, shtetasin A. M., 32 vjeç, dhe kanë bërë bllokimin e mjetit lundrues.
“Drejtuesit të mjetit lundrues, shërbimet e Policisë Kufitare i vendosën masën administrative prej 100 000 lekësh të rinj, në bazë të ligjit nr. 43/2020. Policia e Shtetit apelon për të gjithë përdoruesit e mjeteve lundruese që të respektojnë me përpikëri rregullat e lundrimit dhe perimetrin e sigurisë së përcaktuar për pushuesit në plazhe.
Ftojmë qytetarët të denoncojnë çdo shkelje të rregullave të sigurisë në det, në numrin 112. Çdo rast do të trajtohet me reagim të menjëhershëm dhe në përputhje me ligjin”, thuhet në njoftim. /ekolajmi/
BASHKOHUNI NË DISKUTIM