Aktuale

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna ka paralajmëruar sërish protestë të bizneseve për të kundërshtuar kalimin në tregun e lirë energjetik në këtë periudhë kohore.
Rafuna në një deklaratë për media pas një takimi me bizneset tha se i kanë bërë thirrje qeverisë dhe ZRRE-së që të reflektojë dhe t’ua mundësojë bizneseve që të përgatiten dhe pastaj të dakordohen për kalimin në tregun e lirë energjetik.
“Për këtë arsye në emër të bizneseve kërkojmë që Qeveria e Kosovës të reflektoj dhe të subvencionojë pjesën e tranzicionit për shkak të rrethanave dhe kushteve…”, tha ai.
Sipas tij, në rast se nuk do të ketë reflektim, bizneset së bashku me punëtorët të mërkurën nga ora 11:00 deri në 12:00 do të protestojnë në shesh. /Ekolajmi/
BASHKOHUNI NË DISKUTIM