Top Lajme

Kadeti Enderon Vuthaj nga Forca e Sigurisë së Kosovës ka diplomuar me sukses në Akademinë e Forcave Ajrore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), gjenerata 2025.
Kështu bën të ditur Forca e Sigurisë së Kosovës në një postim në rrjetin social, Facebook, transmeton Ekolajmi.
“Forcës së Sigurisë së Kosovës po i shtohen kuadro të përgatitura nga akademitë ushtarake më prestigjioze në botë. Enderoni për katër vite ka ndjekur shkollimin profesional së bashku me kadet nga mbarë bota pranë Akademisë Ushtarake Ajrore të ShBA-së, dhe do të bashkohet oficerëve të FSK-së për të dhënë kontributin e tij në ngritjen dhe avancimin e FSK-së, dhe për të kontribuar në ruajtjen e paqes dhe sigurisë në rajon dhe më gjerë krah për krah me partnerët tanë”, thuhet në njoftim. /Ekolajmi/
BASHKOHUNI NË DISKUTIM