Ekonomi

Për herë të parë në Kosovë, po ndërtohet një objekt unik – 4 nivele, rreth 1 mijë metra katrorë, një strukturë plotësisht ekologjike nga druri, e jashtzakonshme dhe moderne.
Kjo vepër unike po realizohet nga kompania Green House – lider në ndërtimet e parafabrikuara.
Kompani që po vendos standarde të reja në ndërtim.
Pronari i GreenHouse, Visar Rexhepaj, thekson se ky është projekt që po ndodh për herë të parë në Kosovë.
“Me krenari ju prezantojmë këtë projekt unik, i pari në Kosovë dhe Rajon, I ndertimit ekologjik me dru, një projekt i së ardhmes. Në këtë objekt do të dalin gjenerata e gjenerata të profesionistëve të drurit për shkak se ky objekt do të jetë shkollë praktike për nxënësit e së ardhmes. Ky projekt që po ndërtohet këtu, tregon vetëm vazhdimësinë e kompanisë Green House, kompani e cila është lidere në ndërtimin me dru që prej 10 vitesh në Kosovë. Këtë lloj projekti në Kosovë nuk mundemi me pa përvec këtij projekti të parë, thekson Rexhepaj.
Green House po e bën realitet këtë projekt të vecantë për Shehu Academy – akademinë e parë në Kosovë të dedikuar për përpunimin e drurit. Një qendër trajnimi që do të formësojë gjeneratat e ardhshme
“Green House nuk është vetëm kompani, Green house është edhe udhërrëfyes për gjenerata e reja, gjenerata të cilët do të dalin nga ky projekt brenda të cilit do të mëosjnë përpunimin me dru. Gjenerata të cilat do të jenë e ardhmja e Kosovës në ndërtimin me dru dhe ndërtimin Ekololgjik”, shton Rexhepaj.
BASHKOHUNI NË DISKUTIM