Kosovë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person në Podujevë, me dyshimin për organizim të skemave piramidale dhe bixhoz i paligjshëm.
Rasti ka ndodhur të shtunën, në ora 21:19.
“Podujevë / 19.07.2025 – 21:19. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se njësiti policor në një lokal e ka hasur duke luajtur lojëra fati”, thuhet në raport.
Nga i dyshuari si dëshmi materiale janë konfiskuar pajisje të cilat shërbejnë për lojëra fati, ndërsa i dyshuari pas intervistimit në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt. /Ekolajmi/
BASHKOHUNI NË DISKUTIM